Hello world!


ENG-

Welcome to Weeengineer’s Blog! This is a place for everybody to share informations and all other stuff we engineers need. My name is Jurgen and i’m at the third year of Bachelor (done!) at Albanian University – Tirana Albania, where i will become an electronic engineer. Since that i’m going to share all my knowledge achived during my studies until now. Hope you will do the same.

Happy blogging!

ITA-

Benvenuti su Weengineer’s Blog! Questa è una pagina per chiunque dove poter condividere informazioni di ogni genere su qui noi ingegneri abbiamo bisogno di sapere. Mi chiamo Jurgen studente del terzo anno Bachelor presso Albanian University – Tirana Albania, dove diventero un igegnere elettronico (già fatto 🙂 ). Sino ad allora condividero tutto quello che so è che ho raccolto durante gli studi. Spero che anche voi farete lo stesso.

Buon diverti-blog 🙂 !!

SQ-

Mireseerdhet ne Weeengineer’s Blog! Kjo eshte nje faqe per cilindo te marre dhe te jape informacione dhe te gjithe gjerat e tjera per te cilat ne inxhinieret kemi nevoje. Une quhem Jurgen dhe jam student i vitit te 3-te  Bachelor prane Albanian University – Tirane Albania, ku do te behem edhe inxhiner elektronik (u kry :)). Deri atehere do te shperndaj te gjithe informacionet qe kam mbledhur derime tani. Shpresoj qe edhe ju te beni te njejten gje.

Blog te kendshem !!

Albanian University page – http://www.albanianuniversity.al/

Kontaktet e mia:

Email     : jurgen.metalla@gmail.com

Twitter : @JurgenMetalla

LINKS – ADRESA

Links per cfaredolloj informacioni.

per te gjetur detyra, projekte etj, ne te gjitha gjuhet e botes konsultohuni me kete faqe:

  • www.scribd.com                     (perdoreni ne menyre inteligjente)

(http://www.scribd.com/jurgen_metalla – material i shtuar nga une.

Faqja ne SkyDrive ku do mundohem te mbledh te gjitha materialet qe kemi marre ne vite:

Kjo eshte paraqitja e plote e faqes, por duke qene se ndoshta nuk ju duhet e tera kam zgjedhur te shperndaj vetem “Materialet”. Do te gjeni mjaft libra. Nese ju duhet me shume kontaktoni.

Skydrive

Linku per kartelen “Materiale”

Link per libra.

Per ata qe duan me shume informacion rreth studimeve ne europe dhe jo vetem ekziston programi ERASMUS dhe jo vetem, gjithashtu mundesia per aplikim per bursa.

Banimi ne vendet e huaja.

TOEFL  (Test of English as a Foreign Language)
TOEIC   (Test of English for International Communication)

IELTS – link i faqes

Test i njohurive.

  •     GMAT   (Graduate Management Admission Test) – per ciklin MSc
  •     GRE        (Graduate Record Examinations)
  •     SAT       (Scholastic Aptitude Test dhe Scholastic Assessment Test ) – per ciklin Bachelor

Curriculum VITAE -CV

<ciao> ka shume e me shume po gjithsesi keto i kisha ne bookmarks ,,, po gjetet te tjera shtoni ne nje dok tjeter ,, </ciao> :P

J.M.

MCU & Arduino



720px-Arduino_Logo.svg

Mikroproçesorët dhe mikrokontrollorët.

 Mikroproçesorët janë njësi të cilat përmbajnë vetëm Njësinë Qëndrore të Përpunimit (CPU). Mikrokontollorët, nga ana tjetër, përmbajnë të paktën dhe një memorie të brëndshme (regjistrat RAM, memorie ROM, EEPROM, Flash…) dhe linja I/O.

Kjo vjen për shkak se mikrokontrollorët përdoren për aplikime të dedikuara dhe e kanë të nevojshme të jenë më “autonomë” gjatë funksionimit të tyre. Mikroproçesorët, nga ana tjetër, përdoren për të arritur performanca të larta, ku kërkohet kompatibilitet dhe fleksibilitet. Faktikisht, duke pasur hapësirën e bërthamës të zënë vetëm prej CPU-së, është e mundur të realizohen arkitektura me fuqi të lartë përpunimin dhe shpejtësi të lartë funksionimi. Megjithatë, për këtë shkak, kërkojnë memorie të jashtme dhe hardware shtesë I/O: kjo bën që mikroproçesorët të kenë një kosto të konsiderueshme në aplikime specifike. Mikrokontrollorët, ndryshe, duke qënë se kanë të integruar pajisje si time, porta I/O, shndërrues etj, janë pak të modifikueshëm dhe kanë kapacitet shumë herë më të ulët.

Aplikimet e implementuara me mikroproçesorë ose mikrokontrollorë quhen ndryshe edhe mikrokompjuter. Mikrokompjuterat janë qarqe të integruar të afta për të përpunuar informacione. Ato egzistojnë që prej 1972 dhe arkitektura e tyre imiton ato të sistemeve të mëdha informatike. Ato në fakt janë në gjëndje të kryejnë operacione aritmetike dhe logjike.

Nga ana e përpunimit, një mikrokontroller është analog me një mikroproçesor (përmban një Njësi Qëndrore të Përpunimit, CPU, dhe ekzekuton instruksione kontrolli të programit mbi një kujtesë të dhënash), por në dallim nga mikroproçesorët ato ndryshojnë prej disa funksionaliteteve të integruara:

  • Integrimi i kujtesës së programit: shpesh në formën e EEPROM, por më shumë në PROM, ROM ose FLASH, këto pajisje përmbajnë të gjithë një kujtesë statike me jetëgjatësi të kosiderueshme, që i durojnë fikkjeve dhe rindezjeve dhe janë në gjëndje të ruajnë procesin/programin e kontrollit që duhet ekzekutuar për një kohë të gjatë. Integrimi i kujtesës së programit në pajisje lejon shkëputjen nga kujtesat e jashtme (Disqe, ROM, etj) duke minimizuar hapësirën dhe koston e një sistem kontrolli dhe duke përshpejtuar dhe përgjigjen e sistemit në ekzekutimin e detyrave.

  • Integrimi i kujtesës së të dhënave: Kujtesa e të dhënave, me akses më të shpeshtë, edhe pse e reduktuar në përmasa (duke konsideruar detyrat relativisht të thjeshta që mikrokontrollerat kryejnë) integrohet në të gjithë mikrokontrollorët. Kjo kujtesë zakonisht ndryshon nga disa byte në disa mijëra dhe është e mjaftueshme për të memorizuar të gjithë të dhënat dinamike nga ekzekutimi i procesit të kontrollit.

  • Integrimi i shërbimeve të timing: shumë micro integrojnë oshilatorë të brëndshëm në mënyrë që të funksionojnë edhe në mungesë të një gjeneratori të jashtëm e duke kërkuar kështu vetëm lidhjen me ushqimin dhe pajisjet që duhet të kontrollojë.

  • Integrimi i periferive: numri i periferive të implementuara në një mikrokontroller ndryshon shumë nga rasti në rsat, të gjithë mikrokontrollorët integrojnë të paktën disa porta numerike për kontrollin (TTL) të disa linjave të jashtme. Numri i periferive të integruara ndryshon me numrin e terminaleve të disponueshme në paketim dhe shpesh janë të rikonfigurueshme në prespektivë me aplikimin e propozuar.

Mund të kuptohet lehtë se ndryshe nga një arkitekturë kontrolli sistemi e organizuar me mikroproçesor e periferi, një arkitekturë ekuivalente e bazuar në mikrokontrollorë lejon të ulet kompleksiteti i skemës për qarkun përderisa shumë shërbime (kujtesa, I/O,…) janë të përfshira në brëndësi të mikrokontrollorëve.

Integrimi i këtyre funksionaliteteve nuk mjaftohet nga aspekti fizik (më shumë sisteme në një çip) por shpesh integrimi në strukturën e kontrollit në mënyrë që të lehtësohet më tej aksesi dhe kontrolli i të gjitha periferive I/O duke ulur në këtë mënyrë jo vetëm kompleksitetin në projektimin e qarkut por edhe atë të programimit.

Për më tepër vizitoni linkun në vazhdim, aty do të gjeni materialin e plotë: http://www.scribd.com/doc/204249437/MCU-Arduino

Arduino + LabVIEW


Përshëndetje, si po ja kaloni me pushimet ? Shpresoj mirë.
Këto ditë po merrem me Arduino Uno Rev.3 dhe LabVIEW 2011. është me të vërtetë një ndihmë e madhe kjo e përdorimit të këtij kombinimi. Do të ishte mirë nëse implementohet në programe shkollore si brënda po edhe jashtë shtetit, për studentët e inxhinierive sepse ju jep një mundësi shumë të mirë anës projektuese, ndërtuese dhe testimit të asaj çka ndërtove nga ana teorike. E krahasuar me laboratoret që kryhen është me rendiment më të lartë, gjykim ky personal. Më poshtë do të bëj një hyrje të këtyre dy elementëve që kam përdorur këto ditë.
Sensorë, ndërfaqe(Arduino) dhe software-i që ekzekutohet në makinë (LabVIEW),paraqiten skematikisht si më poshtë:

Figure_7_20090630155627

Sensorë – Shndërrues (SQ)
DAQ – Data AcQuisition Hardware

 
Çfarë është LabVIEW ?

LabVIEW - pershkrim
LabVIEW është një program i aplikushëm i ngjashëm me gjuhët e programimit C ose Basic. Megjithatë LabVIEW është i ndryshëm nga gjuhët e tjera të programimimit në mënyrën e shkrimit të programit. Programet e tjera si p.sh C apo Basic perdorin tekstin për te krijuar linjat e komandimit ndërsa LabVIEW përdor gjuhë programimi grafike G për të krijuar programin në bllok diagrama.
LabVIEW është një program me destinacion të përgjithshëm me librari të zgjeruara të funksioneve të ndyshme për zgjidhjen e detyrave të ndryshme të programimit .
LabVIEW përmban librari për marjen e të dhënave GPIB dhe për kontrollin e paisjeve, për analizën e të dhënave, për prezantimin e të dhenave dhe ruajtjen e të dhenave.
Si punon LabVIEW?
LabVIEW është një sistem programimi me destinacion të përgjithshëm por ai gjithashtu përfshin librari me funksione dhe mjete për marjen e të dhënave dhe kontrollin e instrumentave. Programet e LabVIEW janë emertuar “Instrument Virtual” (Virtual Instrument) VI sepse paraqitja e tyre dhe veprimi i tyre mund te imitoje instrumentin real. Megjithatë VI janë të njëjtë me funksionet e gjuheve të tjera të programimit konvecionale.
Një VI ka këtë strukturë.
Ndërfaqja vepruese e VI emërtohet “front panel” (paneli frontal) sepse kjo i ngjan panelit të instrumentit real. Paneli frontal përmban çelësa rregullues, grafike, paisje kontrolli dhe tregues të ndryshëm. Në mund të fusim të dhëna duke përdorur miun (mouse-in) dhe tastierën dhe nëprmjet panelit të marrim rezultatet në ekran.
VI mer instruksione nga “bllok diagrama” e cila krijohet me anë të programimit grafik. Bllok diagrama është një mënyrë paraqitje grafike e programimit. Bllok diagrama eshtë gjithashtu një kod burim për VI.
Istrumentat virtuale janë, shpesh herë, të ndërtuar në bazë hierarkie. Që do të thotë se mund të përdorim një VI si një program të vetëm nga fillimi në fund ose si nën program brenda një programi tjetër. Një VI brenda një VI tjetër quhet Sub VI . Këto karakteristika e ngrejnë LabVIEW në një gjuhë programimi të nivel të lartë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme. Ne mund ta ndajmë një problem në një sërë nënproblemesh dhe kjo bëhet për thjeshtimin e punës. Duke ndërtuar një VI i cili i përgjigjet çdo nën problemi dhe pastaj duke i bashkuar të gjithë këto VI në një bllok diagramë e cila i pergjigjet problemit të përgjithshëm kemi realizuar në këtë mënyrë një Istrument Virtual. Hierakia në ndërtimin e VI na jep mundësinë e ekzekutimit dhe të testimit të secilit Sub VI në mënyrë të pavarur.
Instrumentacioni Industrial është duke përjetuar një zhvillim të shpejtë si rezultat i zhvillimit të Kompjuterave Personal PC. Këto ndryshime janë pasqyruar në të dyja fushat , në atë të hardware dhe atë të software-it. Miliona shkencëtarë dhe inxhiniere në të gjithë botën po përdorin PC për të automatizuar detyra të ndryshme të projektimit, kërkimit dhe prodhimit. Për të përfituar maksimumin nga përdorimi i PC firmat prodhuese të instrumentave janë duke hedhur në treg mjete të reja që e ngrejnë në nje nivel të ri përdorimin e ndërfaqeve dhe të software-it për programim. Këto koncepte bëjnë të mundur ndërtimin e sistemeve unike të instrumentave dhe të matjeve. Termi “Virtual instrument” tashmë shumë i përdorur përshkruan kombinimin e instrumentit të programueshëm me PC me përdorim të pergjithshëm.

http://www.ni.com

Ky material është marrë nga Ing. Gentian Dume, UPT-Tiranë.

Çfarë është Arduino ?

arduino

Arduino Duemilanove – i ri

Photo-Duemilanove-pour-site-300x251

Pjesa e pasme:

Photo-Duemilanove-avec-repères-pour-site-300x225

Arduino është një platformë me kosto të ulët e programueshme, me anë të së cilës mund të ndërtohen qarqe “gati” të të gjitha llojeve për shumë aplikime, mbi të gjitha në fushën e robotikës dhe automatikës. Bazohet mbi mikrokontroller-in e ATMEL, ATMega168/328 : për shembull Arduino Uno përdor një ATMega328. Lind në Ivrea (Itali), në vitin 2005, nga një ide e një profesori që jepte mësimnë universitet, një inxhinieri elektronik, Massimo Banzi, i cili vendosi të krijonte një platformë për studentët e tij, në këtë mënyrë për t’u lehtësuar studimin në Interaction Design. Solli një sukses të plotë, deri në pikën sa të shtynte atë ta bënte këtë platformë, Open Source (në të vërtetë është Open Hardware) me pak fjalë është e mundur të gjesh në faqen zyrtare http://www.arduino.cc, qarqet, komponentët madje dhe instruksionet për të ndërtuar vetë platformën Arduino. Duke qenë se skemat janë Open, pra edhe të shikueshme nga të gjithë, mund të përmirësohen vazhdimisht prej komunitetit dhe falë këtij të fundit janë zhvilluar një numër i madh librarishë software të cilat e lehtësojnë ndërfaqen me periferi të shumëllojshme.
Ishte një grup studentësh nga fakulteti i inxhinierisë informatike të cilët shkruajtën librarinë, IDE (librari portable mbi çdo sistem operativ) dhe API e para; falë këtyre pre-inxhinierësh, Arduino edhe sot është kjo platformë e thjeshtë në programim . Në internet madje mund të gjenden librari të gatshme për nevojat tona. Për shembull nëse na duhet ndonjë funksion i veçantë apo ndonjë support për ndonjë shndërrues mund ta gjejmë atë të gatshëm.
Duhet shtuar një veçori shumë e rëndësishme, çdo program që shkruhet në Arduino do të ndizet me cikël, loop(), derisa të hiqet ushqimi pajisjes. Kur e lidhim me një burim ushqimi (shembull USB në PC apo edhe me një bateri 9V) ndizet dhe ekzekuton programin e ngarkuar nga IDE me cikël infinit, deri në momentin kur e shkëputim nga burimi i ushqimit.

Kujt i drejtohet kjo platformë.

Artistëve, designers, hobistëve dhe e cilitdo që është i interesuar për të krijuar objekte interaktivë. Skeda Arduino është në gjëndje të ndërveprojë me ambjentin ku ndodhet duke mbledhur informacion nga një numër i madh shndërruesish. Por nuk flitet vetëm për shndërrues, Arduino mund të komandojë llampa, LED, motorë dhe aktuatorë të tjerë. Gjuha e programimit bazohet në Wirirng (një ambjent programimi Open-Source i menduar për një aplikim të thjeshtë për të thjeshtuar programimin në C dhe C++) dhe mbi ndërfaqen Processing. Projektet që bazohen në Arduino mund të jenë të pavarur ose të ndërthurur me software të tjrë si Processing, MaxMSP, Flash e të tjerë. Programi i vizatimit (EAGLE) dhe skematika (CAD), janë të lirë, të shkarkueshëm dhe mund të ndryshohen sipas dëshirës.

Grupi Arduino është i përbërë nga:

Massimo Banzi, David Cuatielles, Tom Igoe, Gianluca Martino dhe David Mellis.

Prodhimi më i fundit Arduino Due :

ArduinoDue ArduinoDue_02

Praktika ne shkollat Shqiptare !


Unë jam pjesë e brezit të pare të inxhinierëve nga dega e inxhinierisë në uiversitetin UFO- Albanian University. Na u dha mundësia të bënim praktikën në televizionin me të njëjtin emër eksperiencë për të cilën falenderoj institucionin dhe shkollën. Megjithatë një eksperiencë e tille ka nevojë për një kohë të mjaftueshme sepse vetëm në këtë mënyrë të dyja palët, si studenti por edhe televizioni, do të kishin një përfitim të vlefshëm. Një ekseperiencë e tillë në vëndet fqinje, si psh Italia, ka një kohëzgjatje nga 6 deri në 9 muaj (përjashto Venezia-n, me 2 muaj) ndërsa në Shqipëri parashikohen 4 javë. Kjo kohë e limituar studentit nuk i jep pregatitjen e duhur dhe ndikon gjithashtu në tregun e punës pasi do të ketë një mospërputhje cilësore midis kërkesës dhe ofertës.

Praktika që kryem pranë UTVnews ishte e plotë dhe e mirë organizuar për kohën e shkurtër që ju dha në dispozicion dhe duke mos harruar periudhën e votimeve me të cilën përkonte edhe data e praktikës në fjalë. Angazhimi dhe interesi ishte shumë i madh dhe për këtë falenderojmë të gjithë stafin e UTVnews, veçanërisht shefen e administrates znj. _______, për kohën dhe gadishmërinë e saj në çdo moment. Pra do të duhej një studim më i mirë i departamentit të shkollës për organizimin dhe planifikimin.

Kush do të ishin të mirat që do ti sillte këtij institucioni një praktikant për një kohëzgjatje mesatare 6 mujore:

  1. Një numër më i lartë stafi teknik në dispozicion dhe për rrjedhojë një kujdesje më e lartë për shërbimin që ky ofron.
  2. Një kohë më e gjatë për rikthimin në terma praktikë të përgatitjes së praktikantit.
  3. Azhurnim i dijeve të stafit të përhershëm si pasojë e shkëmbimit me teoritë e reja, gjë e cila do ti kushtonte institucionit në kurse formimi.
  4. Zbulimi dhe pregatitjes së stafit të ardhshëm të vetë institucionit.
  5. Rritjen në mënyrë indirekte të aplikimeve në degën e inxhinierisë.
  6. Hapjes së drejtimeve të reja përsa i përket edhe shkollave profesionale teknike, siç e parashikojnë edhe politikat e fundit në vend dhe rajon.

Përsa i përket universitetit ky bashkëpunim do të sillte :

  1. Pregatitje më e mirë dhe më e plotë e studentëve.
  2. Përgjigje e kërkesës në vëndin tonë me staf teknik të lartë të kualifikuar.
  3. Rritjen e aplikimeve në degën përkatëse.
  4. Krijimin e drejtimeve të reja duke paraprirë dhe nevojat e tregut.

Si përfundim për të mos lodhur së tepërmi stafin e përhershëm do të nevojitej edhe krijimi i një stafi të ndërmjetëm, me një kohëzgjatje maksimalisht 2- vjeçare, të cilët do të shërbenin si para-guidë teknike dhe si menaxhues të organikës së praktikantëve. Për lehtësi ky staf do të gjenerohej nga vetë praktikantët e paraardhës.

…pjesa e plote e materialit http://www.scribd.com/doc/153229289/UTVnews-Relacion-Praktike qe kam referuar ne shkolle. Theksoj se nuk eshte vetem shkolla ku kam studjuar per ciklin e pare -Bachelor- por eshte fenomen kombetar ky.

Nje adrese ne internet ku mund te lexoni me shume, por po te kerkoni akoma ka shume e me shume burime nga ku mund te merrni pak a shume te njejtin informacion. http://it-it.abctribe.com/Wiki/il_lavoro_nobilita/durata_dello_stage_quanto_dura_lo/_gui_67_5

Pra me pak fjale tek ne praktika nuk merret shume seriozisht…

Diplomat e leshuara ne Shqiperi – Sa njihen ato ?


Sapo u ktheva ne Shqiperi, ne shtator 2010, problemi kryesor per sa i perket shkollimit ishte “Sa njihet diploma Shqipetare ?”.

Pas nje kerkimi ne internet po paraqes me poshte nje permbledhje se çfare kam gjetur deri tani.

Ne tashme, qe nga viti 2003, jemi pjese e “Proçesit te Bolonjes”, sistemi “3+2” siç thuhet edhe ne zhargonin e perditshem.

Kjo faqe web shpjegon edhe arritjet e deritanishme ne kete drejtim :http://www.ehea.info/country-details.aspx?countryId=2. Do te gjeni edhe statistika ne disa vite reference.

Nje tjeter vleresim mbi sistemin tone shkollor e ka bere edhe Norvegjia, ne kete adrese http://www.nuffic.nl/en/diploma-recognition/country-modules.

Informacione edhe vleresim i shkollave tona i bere nga institucione te vendit tone :

APAAL – http://www.aaal.edu.al/sq/

MASH – http://www.mash.gov.al/

Kjo çeshtje  nuk mbaron ketu, do te kerkoj akoma me shume dhe do te azhurnoj vazhdimisht kete post..

Shkollimi jashte shtetit – çfare duhet ?


Pershendetje!

Te gjithe flasin rreth e rrotull se duhet apo se do te shkojne jashte per shkollim apo specializime te ndryshme.Sigurisht gjeja e pare qe ne bejme te gjithe pasi kemi degjuar keto lajme lundrojme ne internetin tone te dashur me ndihmen e mikut tone me syze dhe motor “Google”.

Po kush jane faqet web te cilat jane te nevojshme per ne ? Shume shpejt lodhemi dhe e leme kerkimin tone dhe biem ne pesimizem. Por kjo nuk eshte zgjedhja me e mire sepse ndoshta pas disa klikimeve dhe kalimeve neper disa faqe te ndermjetme do te kishim gjetur ate, universitetin tone te enderrave. Gjithsesi ne kete blog do te mundohem te bej nje permbledhje te asaj qe kam arritur te gjej deri tani.

Faqet nga ku jam referuar :

http://www.testingtutoring.com

Fillimisht me sa di duhet, per çfaredolloj aplikimi jashte (cikli MSc) nevojiten dy elemente kryesore :

1. Gjuha angleze e çertifikuar nga nje institucion i njohur nga shkollat nderkombetare ku do te         aplikojme. Disa prej tyre i kam listuar me poshte..

  •     TOEFL  (Test of English as a Foreign Language)
  •     TOEIC   (Test of English for International Communication)
  •     IELTS    (International English Language Testing System)
  •     Cambridge     http://www.cambridgeenglish.org

2. Vleresim i pergjithshem i njohurive te nje studenti, edhe kjo e formalizuar ne forme testi.

  •     GMAT   (Graduate Management Admission Test) – per ciklin MSc
  •     GRE        (Graduate Record Examinations)
  •     SAT       (Scholastic Aptitude Test dhe Scholastic Assessment Test ) – per ciklin Bachelor

Ne rregull por nuk mjaftohemi me kaq nese ti deshiron te shkosh jashte per motive shkollimi te duhen edhe para, shume para. Si i behet nese nuk i ke ?

Ketu ke nje shumllojshmeri zgjidhjesh mjafton te kerkosh me motorin tend te preferuar ne internet dhe do te shikosh se me te vertete ofrohen shume, normalisht shumica jane ne gjuhe angleze prandaj shpejtohu dhe meso anglishten sepse ketu duhet shume.

Dy keshilla per sa i perket kesaj etape :

  1. Duhet te kerkosh ne kohe, te pakten nje vit para, edhe pse ka me shume oferta.
  2. Duhet te kesh nje mesatare sa me te larte. (konvertimi i notave)

Gjithsesi jemi ketu dhe me siguri je nje student me mesatare te mire, flitet te pakten A-. Me poshte duke u bazuar ne disa faqe web jepen disa opsione:

Tani qe gjete edhe bursen qe te pershtatet me shume mund te kesh nevoje edhe per nje shtepi apo jo ? Disa adresa me poshte, gjithmone per me shume kerkoni ne Google.

Tani nje gje na ka mbetur. Te gjithe keto shkolla kane nje gje te perbashket. Kerkojne referenca, eksperienca te shumta, konferenca etj. Po nese nuk i kemi ? Te ndalojme, jo. Do te mundoemi te kerkojme sa me shume, gjithmone me mikun tone Google edhe kesaj radhe do te mund te na nxjerre nga problemet. Une per kete faze nuk kam gjetur akoma por me kane thene qe ka, thjesht duhet kerkuar me shume. Atje eshte nje det plot informacione pajisuni me durim dhe lundroni.

Keto jane nje permbledhje e shkurter, serish ju mund te gjeni shume e me shume duke lundruar. Mos perto, kerko tani, dhe ndaj me ne ate çfare ke gjetur.

Notat, konvertimi ne sistemet e ndryshme !


Pershendetje, u be kohe qe nuk kam shkruajtur ne blog per shkak se me eshte dashur te mesoj shume kete vit (viti i 3-te) qe te mbyllja ciklin bachelor. Me ne fund ja arrita, tani te shikojme me tej.

Ja perse kjo teme sot. Po mundohesha te gjeja disa mundesi per master (specializim) jashte shtetit, por pengesa e pare qe hasa ishte pikerisht ajo e sistemit te notave. Pas disa kerkimesh dhe me ndihmen e mikut Wiki po permbledh ate qe gjeta deri me tani.

Adresa e wiki http://it.wikipedia.org/wiki/Valutazione_scolastica nga ku po referohem ne kete blog sot.

Image                   Image    dhe me poshte po paraqes edhe notat e sistemit shqiptar sipas kesaj faqe.

Image

Shpresoj t’ju ndihmoje kjo permbledhje gjate humultimit ne shkolla te ndryshme jashte vendit.

Sesioni Shkencor Studentor !!


sesioni2

Pershendetje!

Kjo eshte nje permbledhje e Sesionit Shkencor Studentor te zhvilluar nga studentet e vitit te II-te te Inxhinerise @AU ne Maj te ketij viti. Sesioni doli me sukses edhe pse ishte here e pare qe studentet se bashku edhe me ndihmen e pedagogut Prof.Dr.Pirro Cipo, ata arriten te menazhonin situaten dhe te prezanonin nje konference modeste nga ana shkencore edhe per vete faktin se studentet nuk kishin arritur pjekurine e duhur akademike, por aktivizimi ishte nje tregues i forte persa i perket deshires dhe vullnetit dhe mbi te gjitha seriozitetit qe keta studente kuadro te se nesmermes i rezervuan ketij angazhimi.

Me vone do te shtoj edhe materialet perkatese te puneve te realizuara nga studentet, nderkohe nje link ku mund te lexoni/shkarkoni materialin per gazete e pregatitur po nga studentet mbi konferencen.

http://www.scribd.com/jurgen_metalla